E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta, Ramës: Respekto “5 qershorin”, në 25 prill shqiptarët do të shkallmojë pushtetin

Java ka nisur sërish me sulmet në distancë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Kreui i shtetit ka risjellë një pjesë të fjalimit të tij në parlament, sapo ishte votuar me  28 prill 2017, si president i ardhshëm.

 

Reklamë

Bashkangjitur videos, ku Meta deklaron nga foltorja e parlamentit se midis pushtetit dhe demokracisë, ka zgjedhur gjithmonë demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, i dërgon një mesazh Ramës, i cili e ka etiketuar si presidentit të shkalluar:

 

“Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 qershorin se përndryshe në 25 prill do të ketë jo vetëm një president “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”, mbyllet postimi i Metës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë