Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi se nuk do të ketë qetësi në parlament, derisa të ngrihet komisioni hetimor për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

 

Gjatë mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar, Meta akuzoi liderin e mazhorancës se ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, për të sulmuar opozitën.

 

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Parlamenti do te kthehet ne normalitet kur te ngrihet komisioni hetimor per edi ramen.”

 

Para anëtarëve të komitetit drejtues, Meta theksoi se në 14 maj lideri i mazhorancës do të marrë përgjigjen për të gjitha problemet, që kanë shoqëruar qeverisjen e tij.

 

“Perpjekja e tij per nje regjim personal ka perfunduar. Mund te kete leke te bleje sa te doje, po ilir meten dhe Sali berishen nuk I blen dot.”

 

Edhe pse ka firmosur një marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike për shkak të heqjes së koalicionit të përbërë, Partia e Lirisë do të garojë më vete për këshillat bashkiakë, ku është fokusuar edhe beteja elektorale e Ilir Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *