Subscribe

Ish-Presidenti Ilir Meta doli në një konference për shtyp për të akuzuar qeverine se e ka zhytur vendin sipas tij, në darën e trafikut të drogës dhe situata po njeh vetëm përkeqësim të pandalshëm.

Sipas tij, edhe UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit) në raportin e fundit të drogave tregon shumë qartë se: Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës.

 

 

Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit në tregun europian, tendencë që u bë e dukshme sidomos pas vitit 2015.Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë dhe të përkeqësuar, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

 

Meta shton se legalizimi i kanabisit ka si arsye të vërtete faktin se Rama po paguan narkotrafikantëvt për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

 

 

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë.Përdorimi mjekësor i kanabisit është eksperimental, është shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara.Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero.Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *