Subscribe

Presidenti Meta, kreu I qeverisë Rama, kreu I bashkisë së Tiranës,  drejtues të institicioneve të rëndësishme shtetërore dhe lider të partive politike kanë kryer homazhe të përbashkëta “Varrezat e Dëshmorëve” në kuadër të ditës së 29 Nëntorit, 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist.

 

Presidenti Meta nderoi dhe u përul me respekt para kujtimit, sakrificave dhe lavdisë së heroizmit të tyre, duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monumenti i “Nënës Shqipëri” dhe pas të njëjtën gjë e bënë kreu I kuvendit Ruci, kryeministri Rama dhe Erion Veliaj.

 

Pak më vonë homazhe kreu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe veterane e familjare te luftes.

 

 

Partite e majta përkujtojnë 29 nëntorin si ditën  clirimit të vendit nga nazi-fashistet në mbarim të Luftës së Dytë Botërore ndryshe nga PD dhe aleatet ë tjerë të djathtë të cilët homazhet I kryejnë më 28 nëntor sic bëri Basha një ditë më parë.

 

Debati mes të djathtës dhe të majtës vazhdon prej më shumë se 20 vitesh në lidhje me Ditën e Çlirimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *