Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të rinovojnë kartat e identitetit që të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta tha se kushdo që përballet me presion, të ankohet tek Presidenca, ku do të hapet edhe një portal për këtë punë.

 

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë! Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *