E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Qytetarët të jenë të qetë, asnjë votë nuk do të tjetërsohet

Presidenti Ilir Meta reagoi pasi u mbyll procesi i votimit.

 

Reklamë

Në “Facebook”, Meta e vuri theksin te procesi i numërimit, duke deklaruar se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet.

 

Duke e konsideruar këtë proces zgjedhor historik, Ilir Meta tha se Shqipëria ka dalë e fituar.

 

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë votë nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. ????????”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë