Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e ka cilësuar si e keqja e tretë e këtij vendi.

 

Në studion e Quo Vadis, Meta e ka quajtur Bashën deputet dhe jo kryetar të PD ndërsa u shpreh se Basha ka një raport të gënjeshtërt dhe armiqësor me të vërtetën.

 

Presidenti theksoi se gjithmonë është përpjekur t’i qendrojë pranë Bashës, por sipas tij, ai ka bërë gjithmonë të kundërtën e asaj që i ka sugjeruar.

 

 

“Jam përpjekur t’i qendroj pranë, por ai ka bërë të kundërtat e atyre që i kam kërkuar e sugjeruar. I kam bërë të qartë që largimi nga parlamenti është një aventurë, të njëjtën gjë për shumë aspekte të tjera. E kam lajmëruar dy tre ditë para për Teatrin për tu kordinuar më artistët  dhe me qytetarët por nuk iu përgjigj sms-ve të mia. Ah po, edhe prishja marrëveshja së 5 qershorit, mesa duket ai mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje e cila coi ne demtimin e madh te opozites.  Gjithsesi unë jam i hapur ta pres në takim deputetin Basha”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *