E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Qeveria të mbështesë kërkesat e fasonerisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi nga qeveria që të ketë një vëmendje më të shtuar ndaj kërkesave të fasonerisë.

Këtë të hënë ai priti në një takim Kryetain e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika për të diskutuar më me detaje për problemet e këtij sektori.

Reklamë

“Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare. Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu????????”, shkroi kreu i shtetit në “Facebook”.

Fasoneritë në Krujë u kthyen në vatrën kryesore të të infektuarve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë