Subscribe

Nëse deri dje zgjedhjet e parakohshme ishin thjesht një mundësi ne rast dështimi te reformës, nga sot ato janë nje hap larg. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një dalje publike të pazakontë, duke theksuar klimën e mosbesimit politik, deklaroi se rruga më e mirë është një qeveri ekspertësh, e cila pas miratimit të reformës, do ta çojë vendin të zgjedhje të lira. Kryeparlamentari Meta, ndryshe nga Ambasadori amerikan, që kërkoi vetëm një takim Rama – Basha, sfidoi për një takim mes tre krerëve partive kryesore politike dhe dy ambasadorëve të angazhuar, në përpjekjet për miratimin e reformës.
Meta ripërsëriti qëndrimin se reforma në drejtësi, duhet me patjetër të kalojë me konsensusin e opozitës. I tensionuar, Meta zbuloi edhe detaje nga bisedat e zhvilluara mes politikanëve kryesorë, ku siç duket është përdorur fjala “burg”. I pyetur mbi raportin e tij me ambasadorin amerikan, kreu i Kuvendit dha një përgjigje lakonike, që në fakt zbulon shumë. Një zgjidhje për të vetmen pikë që ndan palët, Vetingun, procesin e kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve, Meta tha: Një Venting mbi Vetingun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *