Meta publikon premtimin e Ramës: Një herë edhe mund të mbahet fjala, s’bëhet kijameti

Presidenti Ilir Meta ka publikuar këtë të mërkurë një video në “Facebook” të kryeministrit Edi Rama, teksa deklaron se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë kurrë në Kushtetutë.
Krahas videos, kreu i shtetit shkruan se “duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008”. “Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti”, thekson Meta.
Ndërkohë, në video, Rama dëgjohet të thotë: “Aaskush të mos presë dhe të mos mendojë se Partia Socialiste do të ndërhyjë në Kushtetutë, siç ndërhyri katër vjet më parë. Ne gjithmonë do të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të re nga një forcë aventurash është se gjithmonë bëjmë gabime të reja dhe jo gabime të vjetra,”- dëgjohet të thotë Rama në video.




