Subscribe

Kryetari i kuvendit Ilir Meta teksa inspektoi sot punimet për rikualifikimin urban të bashkisë së Skraparit, theksoi se projekti “TAP” mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Por sipas Metës, që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në 1912 e deri më sot, përfshirja e vendit tone në projektin “TAP” ishte një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Evropës. Së bashku me kreun e Kuvendit, i pranishëm në Skrapar ishte edhe drejtori i përgjithshëm i projektit “TAP”, Ian Bradshaë, i cili pohoi se nga rinovimi i infrastrukturës si pasojë e projektit, përfitojnë më shumë se 200 mijë persona.
Gjatë kësaj vizite meta vizitoi panairin e produkteve ushqimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *