Presidenti Ilir Meta pritet në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Rajonit të Siçilisë, në Pallatin Qeveritar.

 

Kreu i Shtetit vuri theksin te domosdoshmëria e vendosjes së një bashkëpunimi të veçantë me Rajonin e Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas.

 

“Gjetëm mirëkuptimin e plotë për vendosjen sa më parë të një bashkëpunimi të veçantë mes Shqipërisë dhe Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore, me qëllim rujtjen e gjuhës së mrekullueshme arbëreshe. Kënaqësi të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë të dashur Arbëresh, pjesë edhe e identitetit historik e kulturor të Siçilisë. I lumtur, që edhe komuniteti i ri i shqiptarëve në këtë Rajon është integruar më së miri, dhe që bashku me arbëreshët përbëjnë një urë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale e të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *