Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Temë kryesore diskutimi ishte miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Meta paralajmëroi se do ta rikthejë për rishqyrtim në Kuvend Kodin e ri Zgjedhor dhe kërkoi nga mazhoranca të reflektojë.

“Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit”, deklaroi Meta në “Facebook” pas takimit.

Gjithashtu, ai u shpreh se në 25 prill kryeministri Edi Rama do të marrë një përgjigje nga populli shqiptar.

“E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar. 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit. 🇦🇱”

Oliver Varhelyi zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, pas progres-raportit për negociatat të publikuar një ditë më par ënga Komisioni Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *