E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta pret Kurtin në Presidencë: Takim vëllazëror

Presidenti Ilir Meta priti në një takim në Presidencë kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti.

 

Pas takimit, kryetari i shtetit dha detaje për temat e diskutimit, duke e vënë theksin veçanërisht tek bashkëpunimi mes dy vendeve për përshpejtimin e proceseve integruese.

 

“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova. Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë. ????????❤️????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë