E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta pret kreun e Këshillit Kombëtar të luginës së Preshevës  

 

Presidenti i republikës Ilir Meta ka pritur në një takim të veçantë kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu. Gjatë takimin është diskutuar mbi situatën e shqiptarëve që jetojnë në luginë. Theksi është vënë tek respektimi i të drejtave të tyre nga qeveria e Beogradit, duke nisur nga e drejta e gjuhës dhe ajo e përfaqësimit. Gjatë takimit, presidenti Meta siguroi mbështetjen e tij institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Miratimi i ligjit më vitin 2009, për formimin e Këshillave Kombëtare të pakicave që jetojnë në serbi, në Parlamentin e Republikës së Serbisë, ia ka mundësuar edhe shqiptarëve që ta themelojnë këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë