Presidenti Ilir Meta priti në një takim zëvendës ndihmësen e sekretarit amerikan të shtetit, Elisabeth Millard. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës në interes të konsolidimit të ligjit, si dhe të integrimit europian. Presidenti Meta garantoi zonjën Millard se Shqipëria është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga dokumenti i partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e finalizimit të dialogut Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes që garanton perspektivën europiane, konsolidon bashkëjetesën ndëretnike dhe paqen në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *