Hapja e negociatave ka qenë një tjetër temë diskutimi, në konferencën e kreut të shtetit këtë të mërkurë.

 

Kreu i shtetit është shprehur se  ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira nga të dyja palët politike në Shqipëri, por për të festuar duhet më parë të vuloset përfundimisht data 18 tetor.

 

Gjithashtu Meta nuk i ka kursyer as batutat, ku theksoi se ai vjen nga vendi i rakisë dhe nuk arsye t’i trembet gotës së shampanjës.

 

“Të gjithë përpjekjet e mia kanë synuar që Shqipëria të dilte sa më mirë në provimin e qershorit, atëherë unë kam bërë  përpjekjet më të mëdha që të merrnin provimet e vjeshtës, por nuk jam dëgjuar sa duhet.  Kemi dëgjuar  lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të  hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se ata do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe nga ana e PD, që do të çelen negociata në 18 tetor. Presidentin e keni nga vendi i rakisë. Nuk ka se si ti trembet gotës së shampanjës, por duhet të presim deri në 18 tetor.  Mos bëni Bajram Me mend. Ta bëjmë një festë të vërtetë. Unë shpresoj të jemi i gabuar në të gjithë këto muaj, por askush nuk mund të më fajësojë. Çfarë mund të bënte presidente që dy fjalët . Presidenti t vetëm shampanja i ka ngelur, por pres të ma japin ata”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *