Subscribe

Presidenti Ilir Meta deklaroi se data e 30 qershorit ka rënë dhe nuk ekziston më ligjërisht.

 

Në konferencën për media, që zhvilloi mëngjesin e kësaj të marte, kreu i shtetit theksoi më tej se edhe pse 30 qershori ka rënë ai nuk mund të ndërhyjë që të pengojë, ato që ai i quajti, zgjedhje partiake.

 

Më tej, Meta paralajmëroi se kush vazhdon me kokëfortësi në rrugën e paligjsmërisë do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do mundet ta justifikojë.

 

“Mbetem durim plotë pavarësisht se për fat të keq janë shpërdoruar më shumë se dy javë që nga momenti kur unë e krijova këtë dritare për dialog dhe për reflektim nga të dy palët. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar por duhet të keni të qartë.  Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake por pa dyshim, besoj se lidhur me datën 30 qershor, si zgjedhje në Republikën e Shqipërisë kjo datë ka rënë. Nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të bëjë zgjedhje të karakterit partiak është i lirë. Presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive. Kjo duhet të jetë e qartë për ju dhe për të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve. Ky është presidenti dhe një herë tjetër apeloj për reflektim. Kush vazhdon me kokëfortësi në rrugën e paligjshmërisë do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *