E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Po vdesin njerëz të pafajshëm, kryeministri thotë bandat të hanë kokën e njëra-tjetrës

Atentati që tronditi të dielën Tiranën nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së politikës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilri Meta fajësoi qeverinë lidhur me rritjen e kriminalitetit. Ai theksoi se njerëz të pafajshëm po humbasin jetën.

 

Reklamë

Meta riktheu në vëmendje shprehjen e bujshme të kryeministrit Rama lidhur me bandit kriminale në vend. Ai theksoi se njerëz të pafajshëm po humbasin jetën

 

 

“Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim një rritje të kriminalitetit në një vend ku kryeministri thotë bandat të hanë kokat me njëra tjetrën, ku ministri thotë nuk ka krim pa zhvillim. Ka rënë numri i të rinjve që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta në krahasim me rajonin”, tha Meta.

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi këtë të hënë listën e Këshillit Bashkiak për Fierin. Ai ftoi qytetarët që të mbështesin kandidatët e tij duke premtuar mbështetjen e munguar për të rinjtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë