E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Meta po krijon parti të re”/ Analisti: Provokim i Ramës, kërkon të damkos ndonjë subjekt të ri

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, teksa akuzoi Ilir Metën se po bëhet gati të themelojë një parti të re politike.

I ftuar në emisionin “Kapital”, Nazarko e konsideroi një provokim nga ana e kreut të qeverisë, deklaratën e të cilët e cilësoi të qëllimshme për të “damkosur” ndonjë subjekt të ri që nuk ka lidhje me Presidentin.

Reklamë

“Ka qenë provokim. Meta e ka LSI, si jastukën e pleqërisë kur të iki nga Presidenca. Më shumë mendoj që Rama e ka bërë me qëllim që të atakojë ndonjë subjekt të ri duke e damkosur që në lindje. Shqipëria ka nevojë pë subjekte të reja. Protesta e studentësve tregoi se sa kollaj tunden themelet e një pushteti. Kjo është sëmundje e Ballkanit. Kur një parti merr një mandat, merr të dytën, të tretën…”, u shpreh mes te tjerash analisti Mentor Nazarko.

Presidenti Meta theksoi këtë të enjte gjatë një konference se nuk ka ndërmend të krijojë parti politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë