Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur  Rezolutën e Parlamentit Europian që dënon agresionin rus kundër Ukrainës.

 

Miratimi i rezolutës me 637 vota, shton Meta, dëshmon solidaritetin dhe unitetin europian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës, por edhe Europës dhe botës së lirë e demokratike.

 

Kreu i shtetit ka përshëndetur gjithashtu edhe vëmendjen e shtuar të Parlamentit Europian ndaj rajonit tonë.

 

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Përshëndes Rezolutën e Parlamentit Europian që dënon qartë dhe pa ekuivok agresionin rus kundër Ukrainës!

Miratimi me 637 vota i kësaj rezolute që prek të gjitha aspektet politike, ekonomike, diplomatike, humanitare, ligjore, si dhe pasojat tragjike që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës, dëshmon solidaritetin dhe unitetin europian përballë rrezikut që i kanoset sot jo vetëm Ukrainës por edhe Europës dhe botës së lirë e demokratike.

Përshëndes vëmendjen e shtuar të Parlamentit Europian edhe ndaj rajonit tonë, çka duhet të na shtojë vigjilencën ndaj çdo tentative për destabilitet nga aktorë jomiqësorë.

I bëj thirrje Kuvendit të Shqipërisë që përmes një rezolute të shprehë qartë dhe pa vonesë vullnetin e tij kundër pushtimit të Ukrainës, ngjashëm me vendet e tjera të NATO dhe BE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *