Presidenti Ilir Meta e ka nisur javën me një falenderim për disa shqiptarë që jetojnë në SHBA të cilët protesten me thirrje dhe parrula anti-Rama para Shtëpisë së Bardhe ne Uashington.

Kreu I shtetit shkruan se përkrahja e shqiptarëve të Amerikës ia shton më shumë forcat për të mbrojtur dhe forcuar këtë aleancë strategjike.

Meta shton se shqiptarët janë të vendosur jo për të marrë vizë amerikane por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Presidenti shkruan se Shqipëria, si vend i NATO, nuk mund të kthehet kurrë në “one-party state”.

 

 

 

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë??, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës??.

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
God bless America!
God bless Albanian-American friendship

 

Sot ngrihet ne seancen e radhes parlamentare edhe Komisioni Hetimor i krijuar nga mazhoranca per te vleresuar shkarkimin e presidentit Meta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *