E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta përshëndet mbështetjen e Gjukanoviç për shqiptarët e Tuzit: Gjithmonë pranë jush

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar mbështetjen e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ofruar komunitetit shqiptar në këtë periudhë pandemie.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit ka përshëndetur vizitën e kryer të presidentit Gjukanoviç në Komunën e Tuzit, ndërsa iu ka uruar shërim të shpejtë të prekurve nga COVID-19.

 

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë. Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar. Do të jemi gjithmonë pranë jush!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë