Presidenti Ilir Meta përshëndet qëndrimin e Bullgarisë, e cila propozon nisjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i shtetit shprehet se do të vazhdojë të mbështesë dhe të  inkurajojë çdo hap, që e dërgon Shqipërinë sa më parë drejt anëtarësimit europian.

 

“Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003. Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.  Mbetem gjithashtu me bindjen e plotë se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm qoftë me zbatimin e reformave, qoftë me arritjen e një Marrëveshjeje historike si ajo e Prespës.  E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *