Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK për qeverinë e re. Përmes një postii në “Facebook”, Meta i uroi suksese koalicionit qeveritar.

 

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit. Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.”

 

Marrëveshja u nënshkrua këtë të diel nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Qeveria e re do të ketë 15 ministri, ndërsa ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për postin e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *