E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Përpjekjet e mia për të bashkuar vendin u minuan, secili të mbajë përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta u shpreh se ka bërë përpjekje të sinqerta për të bashkuar vendin dhe për të zgjidhur krizën.

Megjithatë, ai tha në “Facebook” se tentativat e tij janë hedhur poshtë.

Reklamë

Meta shtoi se tani është koha ku secili aktor merr përgjegjësitë e veta, ndërsa vetë kreu i shtetit deklaroi se do të ketë një lidhje më të veçantë me njerëzit e thjeshtë.

“Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan. Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë. Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë. ????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë