E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta për seancën e jashtëzakonshme, zbardh rendin e ditës

Pak pasi kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi zyrtarisht mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, ka qenë kryeparlamentari Ilir Meta i cili ka urdhëruar mbledhjen e seancës plenare.

 

Në faqen zyrtare të Kuvendit, me firmë të kryetarit Ilri Meta, është publikuar edhe rendi i ditës.

 

Reklamë

Sikurse bëhet me dije, në seancës që mbahet në orën 18:00, do të kalojnë fillimisht për votim dekretet e presidentit për lirimin dhe emërimin e zv/kryeministrit dhe gjashtë ministrave të rinj që propozohen nga Partia Demokratike.

 

Më pas do të vijohet me miratimi i paketës ligjore propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore; Përcaktimin e përfaqësuesve të pakicës parlamentare në komisionet Ad Hoc për vettingun dhe lirimin nga detyra të Kryetarit të KQZ-së dhe emërimin e kryetarit të ri.

 

Rendi i dites sesionit i jashtezakonshem, 22 maj 2017

Vazhdo të lexosh

Reklamë