E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Pavarësia dhe sovraniteti duhen mbrojtur çdo ditë

Presidenti Ilir Meta mori pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Kreu i shtetit deklaroi se pavarësia dhe sovraniteti nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por duhen mbrojtur përditë.

Nga Vlora, Meta, krahas urimit, foli edhe për Komisionin e Posaçëm Parlamentar të ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për të mbledhur fakte rreth raportit të Dick Marty-t për luftën e UÇK.

Sipas tij, komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. “Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë