Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’iu përgjigjet deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kreu i qeverisë tha se Gjonaj nuk duhet të sulmohet, pasi “ka hapur një llogari që të tjerë nuk guxuan”.

 

Në konferencën e përbashkët me homologun bullgar për krizën e refugjatëve në kufirin greko- turk, Meta ironizoi Ramën duke shtuar se nuk dëshiron të komentojë fjalët e “gruas së Bilalit”.

 

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për cështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.”

 

Kryeministri deklaroi këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit se nuk është aspak i befasuar nga gjithë përkrahja që ka gjetur elita e krimit të organizuar. Ndërkohë, shënjestroi presidentin Ilir Meta dhe opozitën për mbështetjen që iu kanë ofruar, sipas tij, kriminelëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *