E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta paralajmëron Ramën: Ka nisur numërimi mbrapsht për qeverine

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përsëriti akuzat se qeveria është përgjegjëse për largimin e shqiptarëve nga vendi.

 

 

Gjatë një konference për shtyp, Meta theksoi se përveç situatës ekonomike dhe mungesës së shpresës, shqiptarët po persekutohen edhe politikisht.

Reklamë

 

 

ILIR META
KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Shumë prej tyre ikin se ndihen të persekutuar politikisht, këtu ekziston një bandë prej 10 mijë patronazhistësh që survenjojnë se çfarë mendimesh kanë njerëzit, si t’i heqin nga puna për arsye politike, si t’i vendosin gjoba për arsye politike, e shumë të tjera. Shumë prej tyre ikin se ndihen të përjashtuar nga sistemi ynë politik që tek prekja e votës, sistemi ekonomik, goditen padrejtësisht, një pakicë mbështetet e favorizohet në kurriz të tyre. Duhet marrë në konsideratë që të trajtohen pa diskriminim nga autoritetet britanike.”

 

 

Më tej Meta ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës se 12 nëntorit kundër qeverisë Rama.

 

 

“Protesta e 12 nëntorit do jetq shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë e opozita është e vendosur në këtë drejtim. Kjo është një qeveri për të cilin kënga e numërimit mbrapsht ka nisur prej kohësh e dhuna as ka qenë e as është aleat i opozitës.”

 

 

Të shtunën kreu i PD Sali Berisha, dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të dalin për herë të parë në protestë kundër qeverisë së bashku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë