Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka lëshuar një tjetër sulm në drejtim të ambasadorëve në lidhje me çështjen e ngërçit në Kushtetuese.

 

Në një postim në Facebook, Blushi shprehet se presidenti nuk ndalon asnjë prej ambasadorëve që të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike, që sipas tij, nuk ekzistojnë. Për Blushin, Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë shkruar qartë që Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të mënjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

 

Duke I cilësuar reagimet si lojëra të një grupi të strukturuar diplomatic, Blushi pyet me ironi ambasadorët nëse I kanë marrë leje kryetarit të shtetit të tyre për këto qëndrime apo jo.

 

“Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese. Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë? Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *