Subscribe

Gjate vizitës ne Athine, kreu i kuvendit Ilir Meta u prit ne nje takim nga presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, me te cilin ndau qëndrimin se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Greqisë forcon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Marrëdhëniet tona duhet të jenë marrëdhënie vëllazërore, siç janë sot marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por akoma më shumë edhe këtu në Greqi. Këto marrëdhënie kaq të ngushta njerëzore të krijuara sidomos në 26 vjet, na obligojnë ne vetëm për të çliruar energji pozitive dhe për t’i trajtuar edhe çështjet e trashëguara me qetësi, konstruktivitet dhe në përputhje edhe me vlerat dhe standardet evropiane.”

Me herët kryeparlamentari shqiptar takoi edhe homologun grek Nikolaos Voutsis. Zoti Meta vuri ne dukje se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekzistojnë disa çështje te pazgjidhura te mbartura nga e kaluara dhe nje prej tyre është edhe ligji i luftës. Ai kërkoi qe te kete nje zgjidhje bashkëkohore te ligjit te njëanshëm te vitit 1940 për të pasqyruar realitetin e sotëm të fqinjësisë së mire, dhe per kete duhen nxitur komisionet e përbashkëta nderdikasteriale. Meta tha gjithashtu se respektimi i të drejtave të pronës së qytetarëve shqiptarë, që kanë jetuar në Greqi, do të ndihmonte shumë në krijimin e një klime më të favorshme në raportet mes dy vendeve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *