E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta-opozitës: Qëndroni larg dhunës, përqëndrohuni tek kauza për zgjedhje të lira

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar një deklaratë për mediat para nisjes së protestës së opozitës ku bën thirrje që Opozita e Bashkuar të qëndrojë larg akteve të dhunës.

Kreu I shtetit i bën apel protestuesve që të vetëpërmbahen dhe të përqëndrohen në kauzën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Reklamë

Meta beson se kriza mund të zgjidhet përmes dialogut e për këtë presidenti zotohet se do të vazhdojë pa rreshtur të gjitha përpjekjet e tij.

 

Reklamë

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë