Subscribe

Presidenti Ilir Meta i bëri apel mazhorancës e opozitës që të heqin dorë nga protestat e antimitingjet e dhunshme.

 

Nga Durrësi, ku mori pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të rezistencës antifashiste, Meta tha para mediave se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza politike ngelet dialogu mes palëve.

 

“Maxhoranca dhe opozita duhet të heqin dorë nga përdorimi i forcës me protesta dhe antimitingje të dhunshme, por të reflektojnë duke treguar vullnet për dialog.”

 

Meta tha se pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime dhe se këto përparime nuk duhet të shkojnë dëm për hir të kokëfortësis mes palëve politike.

 

“Pas 1997 vendi ka bëë përparime të rëndësishme, duke nxitur politikanët të tregojnë që në këto 22 vite që Shqipëria ka bërë përparime të mos shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe demostrimeve të forcës, aq më pak në prag të sezonit turistik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *