E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Oligarkët kontrollojnë median

Ne ditën ndërkombëtare per ti dhëne fund pandeshkueshmerise se dhunës ndaj gazetareve, presidenti i republikës Ilir Meta ka lëshuar alarmin se liria e medias është përkeqësuar. Ne nje postim ne rrjetet sociale kreu i shtetit ka deklaruar se si pasoje e presioneve politike janë mbyllur emisione, oligarkët kontrollojnë panelet e mbrëmjes dhe portalet i kane ngritur ne sistem lajmet e rreme.

 

Per presidentin i vetmi burim informacioni janë DW dhe zëri i Amerikës. “Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike” shkruan kreu i shtetit Ilir Meta.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë