Presidenti Ilir Meta, duke iu referuar raportit të Komisionit Ekonomik për Europën, shkruan se Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i shtetit shpret se shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit.

“Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë. Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.”

Në këto kushte, ai shton se duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve për t’i thënë thënë ndal shpopullimit, përmes programeve konkrete dhe realiste që iu krijojnë mundësi më të mira qytetarëve.

“Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *