Presidenti Ilir Meta një ditë pas dhënsies së dëshmisë para Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, ku thekson se për të ishte një kënaqësi rikthimi në Kuvend.

 

Kreu i shtetit ka postuar në Facebook një foto me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në praninë e kryeministrit Rama, ku shkruan se cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie.

 

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *