Subscribe

Presidenti Meta ka lajmëruar një tjetër konferencë për shtyp pasditen e kësaj të enjte.

Kreu i shtetit do të dalë para mediave në orën 17:00 dhe jo më kot ka zgjedhur mesa duket këtë orar.

Përpara këtij orari, parlamenti do të ketë përfunduar mocionin pesë orësh me debat për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit nga Meta, akt ky i marrë në datën 8 qershor.

Natyrisht presidenti Meta do të presë të njihet me zhvillimet e  sotme në kuvend dhe në mënyrë të vecante me fjalën e Ramës i cili ne fjalen e mbajtur ne parlament nuk i ka kursyer sulmet ndaj kreut te shtetit.

Kujtojmë që kriza politike është zgjeruar tashmë edhe me futjen ne lojë të presidentit Meta I cili po përplaset me Ramën në lidhje me datën e zgjedhjeve. Nëse Meta e ka zhdekretuar 30 qershorin dhe e ka lënë në dorë të partive datën e re, ndryshe mendon kryeministri I cili vazhdon të jetë I bindur se zgjedhjet do të mbahen ne datën e parë kushtetuesë, 30 qershor.

Madje teksa vazhdon me intesitet fushatën, Rama nuk I ka kursyer sulmet e forta drejt Metës të cilin e ka futur në të njëjtën listë me Berishën, duke pohuar se të dy kanë frike reformen ne drejtësi dhe po bëhen pengese për hapjen e negociatave.

Në këtë beteje, duket se të paktën për momentin disa nga institucionet me te rëndësishme perendimore janë rrjeshtuar pro Ramën, të paktën për datën e zgjedhjeve ndërsa me interes pritet qëndrimi I departamentit amerikan I shtetit.

Në krahun tjetër Basha ka krijuar grupime ne cdo bashki të vendit, për të mbrojtur , atë që lideri demokrat e quan rendin demokratik në vend ndonëse nuk është shumë e qartë se kush është në të vërtete qëllimi I aleancës së qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *