Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka konsideruar zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Kukës si një faqe më shumë në librin e zi. Edhe këtë herë, sipas Metës, rezultati u manipulua nga mazhoranca, të cilën e akuzon me të njëjtën argument si më 14 maj, tjetërsim votash.

 

“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin… kjo s’ka lidhje. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë. Pastaj nga kalimi në fitore në fitore kjo është histori e së kaluarës”, tha ai.

 

Megjithatë, Meta shprehet se ai së bashku me pjesë të tjera të opozitës, do të vijojnë betejën përballë qeverisë.

 

Opozita u përfaqësua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet për Kukësin, ku Meta dhe Berisha nxorën kandidatin e tyre, Emri Vatën. Ndonëse, PD zyrtare ‘lëshoi pe’, duke mos përçarë në dy alternativa për demokratët, sërish nuk mjaftoi që opozita të korrte fitore, në një zonë që dikur konsiderohej e ‘pathyeshme’ nga e majta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *