Presidenti Meta i ka shpeshtuar daljet para medias gjatë ditëve të fundit.

Që nga momenti kur akuzoi ashpër mazhorancën si një bandë që përdhunon kushtetuten duke ftuar në shesh në 2 mars popullin pikërisht kundër qeverisë, kreu I shtetit nuk përton të dalë në konferencë për shtyp thuajse cdo ditë.

Presidenti në çdo dalje ka thënë se po ofron fakte dhe argument për kapjen e institucioneve nga Rilindja e për këtë arsye duhet që në 2 mars sipas tij, ai dhe populli të firmosin një Beslidhje për të shpëtuar shtetin nga kapja.

Për të njëjtën qëllim ai ka paralajmëruar edhe konferencën për shtyp të kësaj të premteje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *