Subscribe

Presidenti Meta paralajmeroi se nuk ka ndërmend të ndale takimet me qytetarësh dhe tubimet në sheshe, si ai I datës 8 dhjetor ne qytetin Studenti, derisa Rama të pranojë Referendum

Meta iu drejtua shqiptarëve duke thene se me këtë klasë politike ata janë krejtësisht të pashpresë.

 

Epoka e partive, ka përfunduar tha Meta, pasi ato treguan se nuk bashkëpunojnë dot për interesin kombëtar.

 

“Shqiperia duhet të hyjë në epokën e Referendumit. Kjo klasë politike ka dështuar në mënyrë të turpshme. Sot jemi më prapa në raport me dy dekada më parë. Referendum, ndryshe nuk mund tia lëjmë bandave që të qeverisin rajonet e vendit”unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, derisa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese. Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Në 8 dhjetor fillon një dhjetor i dytë.  Në të gjitha sheshet e Shqipërisë do të komunikojmë më popullit. .

 

Meta shtoi se Shqipëria nuk mund të eci përpara me këtë lloj parlamenti.

 

“Zgjidhja eshte vete referendumi, asgje tjeter. Ai eshte bllokuar per 20 vjet nga politika, por tani nuk mund te ndodhe me. Madje une propozoj edhe referendume lokale, si rasti i inceneratoreve me te cilet eshte bere nje vjedhje e madhe”.

 

Ne fund Meta beri edhe nje ftese per tubimin e 8 dhjetorit.

 

” I ftoj te gjithe te marrin pjese ne tubimin e 8 dhjetorit. Te gjithe atje tek sheshi i Qytetit Studenti, por me nje kusht, te gjithe duhet te vijne me flamur kombetar kuqezi, asnje nuk eshte i mirepritur me flamur partie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *