Subscribe

Socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.

Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve, numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla u shpreh se në krye të institucionit të presidencës nuk do të jetë më Ilir Meta.

 

TAULANT BALLA – KREU I GRUPIT TE PS

Tani përsëri insistoj në ditën e dëshmorëve do doja të flisja më pak për presidentin e republikës. Të jeni të sigurt që këtë proces do e çojmë deri në fund.

 

Balla foli edhe për kallëzimet e bëra nga opozita pranë prokurorive lidhur me krimet zgjedhore.

 

 

Çdo lloj kallëzimi i kryer pranë prokurorive duhet hetuar me shumë seriozitet dhe rezultatet duhen pritur nga të gjithë.

 

Sa i takon legjislaturës se re parlamentare, Balla tha se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën me qëllim përmbushjen e reformave të rëndësishme në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *