E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta ngushëllon Ramën për ndarjen nga jeta të nënës së tij

Kryeministri Edi Rama mori këtë të shtunë një “lumë” mesazesh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama.

Një nga politikanët që e ngushëlloi është edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Reklamë

Ai postoi në “Facebook” një fotografi ku duket Aneta Rama bashkë me kryeministrin dhe familjen e tij.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”

Lajmin për vdekjen e nënës e dha vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Aneta Rama u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë