Subscribe

Teksa ftoi qytetarët që të denoncojnë në faqen e presidencës krimet zgjedhore, presidenti Ilir Meta deklaroi nga Durrësi se pas 25 prillit, qeveria do të ketë frikë nga populli.

Ai paralajmëroi se s’kanë për të pasur shpëtim personat që do të ndikojnë negativisht në këto zgjedhje.

“Kushdo që tenton që të prekë votën e lirë do të ketë ndëshkim të mrekullueshëm spektakolar, siç e meriton, pasi është armik i shqiptarëve. Vjedhja e votës na ka bërë që të jemi mbrapa dhe të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Pas 25 prillit të kenë frikë qeveria nga populli. Presidenti është i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet garuese me institucionet përgjegjëse dhe të gjithë ato që janë të interesuar që kanë mbarëvjatje, pasi çdo fenomen negativ të hetohet brenda një afati sa më të shpejt. Jam i palëkundur se ne të gjithë bashkë do të mund të hapim një faqe të re që do të vijën për 100 vite në Shqipëri. Dy gjera nuk mund të preken vota e lirë e barabartë dhe kushtetuta. Në këtë nisëm duam të shpëtojmë të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe të ardhmen e saj drejt BE-së.”

Meta shtoi më tej se Presidenca është e hapur të bashkëpunojë me subjektet garuese për çdo fenomen negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *