Politikë
Meta: Nesër takoj Bashën, pres që edhe Rama të gjej kohë

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të takohet të enjten me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Reklamë
Takimi do të zhvillohet në orën 09:00 në presidencë.
Njëkohësisht kreu i shtetit i ka dërguar një letër edhe kryeministrit Edi Rama, i cili i ktheu përgjigje presidentit se është i zënë me zgjedhjet dhe se nuk mund të shkojë në takim.
Ndërkohë në njoftimin e presidencës theksohet se duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, kreu i shtetit do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




