E diel, 27 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta: Negociatat për Shqipërinë të hapen sa më shpejt!

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që negociatat për Shqipërinë të mos vonohen më.

 

Kreu i shtetit u takua me përfaqësuesit e Sllovenisë, Çekisë dhe Austrisë për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe për të kërkuar zbatimin e reformave.

 

“Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces. Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse. ????????????????????????????????????????”

Vazhdo të lexosh