Prej me shume se dy ore, kreu i kuvendit Ilir Meta ka qëndruar ne zyrën e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka ende një njoftim te këtij takimi, por kjo vizite e papritur e kryeparlamentarit vjen një dite para mbajtjes se seancës plenare. Ne seancën e radhës se Parlamentit është parashikuar ne rendin e ditës për miratim, ligji qe lejon importin e mbetjeve te riciklueshme, nje ligj ky për te cilin LSI ka shfaqur rezervat e saj. Madje kjo force politike pikërisht nje dite para miratimit te këtij ligji, ka bere nje amendament shtese, per te cilin pritet te mësohet nesër ne seance se cili do te jete fati i këtij ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *