Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin Spotlight në Vizion Plus rrëfeu se ka pasur dijeni që Sali Berisha do të shpallej “non-grata” disa muaj para se ky vendim të merrej, ekzaktësisht që në shkurt 2021.

 

Meta tha se këtë gjë ia ka thënë edhe Berishës, duke e arsyetuar se ky është një vendim me të cilin është dakortësuar edhe Lulzim Basha.

 

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. Në atë dosje nuk ka ndonjë fakt evident korrupsioni.

 

Meta shtoi se Basha ia ka faturuar Berishës djegien e mandateve, duke thene se ka qënë nën presion nga “Doktori” kur  e ka marrë atë vendim.

 

 

Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën presion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ndërsa dosja e SHBA është çështje e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *