Subscribe

Një telenovelë e quajti dosjen CEZ-DIA ish presidenti Ilir Meta, një cështje në të cilën besohet se shteti shqiptar pësoi një dëm financiar në vlerën e 414 milionë eurove.

 

Sot kreu i partisë së Lirisë është thirrur nga Spak pikërisht për këtë kallëzim të bërë nga avokati Romeo Karaj.

 

ILIR META

KRYETAR I PL

 

“Jam thirrur për telenovelën CEZ- DIA, meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë për dhunë në familje.”

 

Metës ka dhene shpjegime për kohën kur ka drejtuar ministrinë e Ekonomise dhe Energjitikës në vitet 2008-2009.

 

Pasi qendroi me shume se dy ore ne SPAK, ai tha se ky ishte nje proces i nxitur politikisht nga kryeministri Rama. Sipas Metes, nuk ka asnje prove qe e fajeson ate ne kete ceshtje

 

Në vitin 2009 Operatori i Sistemit të Shpërndarjes shiti 75% të aksioneve tek CEZ-DIA. Në atë kohë enti rregullator uli çmimin e energjisë për CEZ, në një kohë kur  qytetarëve u shitej më shtrenjtë.

 

Për çështjen CEZ – DIA është dënuar me 11 vjt burg  Kastriot Ismailaj, pronari i kpmpanise që merrej me mbledhjen e detyrimeve. në shtatorr kë këtij viti ai u lirua, i favorizuar edhe nga gjykimi i shkurtuar.

 

Në vitin 2015 padia u bë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë nën drejtimin e  Damian Gjiknurit, i cili kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme Ridvan Boden, ish-ministër i Financave, Florion Mimën, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Rulin, ish-ministër i Ekonomisë etj dhe ish drejtorët e Berishës, për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe shkelje, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve dhe njohjen e borxhit të keq.

Por Prokuroria e Përgjithshme e mbylli dosjen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *