Meta në SHBA, takim me presidentin e senatit Orrin Hatch

Gjate vizitës se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e senatit amerikan, Orrin Hatch.
Kreu i shtetit i shprehu presidentit të senatit mirënjohjen për ndihmën e deritanishme ndaj Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë. Meta nënvizoi se ShBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit.
“Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës. Inkurajojmë që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses është shprehur presidenti Ilir Meta.
Nga ana e tij presidenti i senatit amerikan vlerësoi miqësinë e fortë mes dy vendeve tona dhe shprehu mbështetjen për forcimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve.




